Haxhi Krasniqi u rikthehet fitoreve

largea_krasniqi1373747841

Boksieri me origjinë shqiptare Haxhi Robin Krasniqi rikthehet te fitorja pas humbjes në muajin Prill me kampionin e botës në fuqi Nathan Kleverly, për peshën gjysmë të rëndë në versionin WBO. 26-vjecari I lindur në Junik të Kosovës mposhti pas tetë raundesh rivalin cek Tomas Adamek në përballjen që u zhvllillua në Gjermani. Krasniqi u shfaq superior që në raundet e para, duke fituar duartrokitjet e të pranishmëve në “Drezden Arena”. Zhdërvjellësia në lëvizje si dhe goditjet e njëpasnjëshme të Krasniqit e vunë në vështirësi boksierin çek, që u mundua të mbrohej sa më mirë.

Boksimi në distancë, sulmet e befasishme dhe tërheqja e menjëhershme për të shmangur goditjet e shkurtra të Adamek I dhanë avantazhin psikologjik shqiptarit, në favor të të cilit shkuan tri raundet e para. Në raundin e katërt pati një kundërpërgjige të lehtë të rivalit çek, por Krasniqi regoi menjëherë duke treguar superioritetin e tij. Në dy raundet e fundit u ndje disi lodhja e boksierit shqiptar, që pësoi disa goditje nga Adamek, por pa vënë në rreizk fitoren. Vendimi I jurisë në fund të kësaj sfide ishte unanim në favor të Robin Krasniqit, të cilit I hapet rruga për të synuar sërish gjerdanin e artë në versionin WBO.