Haxhi Krasniqi sonte kundër ukrainasit

Kampioni botëror i versionit WBO International, Haxhi Krasniqi sonte do ta mbrojë titullin kundër ukrainasit Oleksandr Sherviak.

Në këtë meç, Krasniqi me fitore, mund ta rrëmbejë edhe titullin vakant të kampionit në versionin VBA Continental.
Meçi për titull të dyfishtë të kampionit të botës mes Haxhi Krasniqit dhe Oleksandr Cherviak zhvillohet sonte me fillim në orën 23 në Anhalt Arena të Desaut në Gjermani.