Harrojeni rimelin e zakonshëm. Ja si ta përgatisni vetë në shtëpi vetëm me këtë recetë

Produktet e vetullave dhe qerpikëve përgatiten me shumë kujdes për të ulur rrezikun e ndonjë problemi lidhur me sytë apo sëmundje të ndryshme.

Ato përmbajnë disa përbërës të dyshimtë, si alkool, benzil, merkur, pluhur alumini dhe metilparaben.

Lajmi i mirë është se ju mund të bëni rimel për qerpikët në shtëpi pa anjë lloj lënde të dëmshme. Kjo recetë përmban argjilë, e cila krijon bojën për qerpikë të qëndrueshëm si dhe qymyr druri pluhur që i bën ato me ngjyrë të errët.

Përbërësit:

1 lugë gjelle pluhur argjile (e gjeni në farmaci)

½ lugë gjelle glicerinë (e gjeni në farmaci)

1 lugë gjelle qymyr druri pluhur

½ lugë çaji Aloe Vera

Përgatitja dhe përdorimi:
Miksoni të gjithë përbërësit në një tas të vogël. Tranferojeni përzierjen në një shishe rimeli boshe ose në një kuti me kapak në mënyrë që ta përdorni në çdo kohë.
Lyejini qerpikët si zakonisht dhe harrojeni një herë e mirë rimelin e zakonshëm që përmban shumë kimikate, të cilat i dëmtojnë qerpikët tuaj.