Harrojeni “fluturën antistres”, shqiptarët eksperimentojnë lojën më të fundit dhe është e frikshme

“Toka është llavë”, kjo është sfida më e fundit në rrjetet sociale dhe që me sa duket ka mbërritur dhe në Shqipëri.
Kjo lojë nuk ka shumë ditë që është bërë virale në “Facebook”, ku persona të ndryshëm sfidojnë miqtë duke u thënë “Toka është llavë” dhe më pas ata duhet të zgjedhin të qëndrojnë diku, pa prekur në tokë.
Videoja e mbërritur në redaksinë e JOQ është e realizuar nga disa nxënës të një shkolle në Kamëz.
Megjithatë, kjo lojë nuk sugjerohet të luhet për shkak se ajo në Amerikën Latine ka marrë të paktën dy jetë njerëzish.
Pas “fluturës antistres”, duket se tashmë njerëzit do kenë se me çfarë të merren.
VIDEO