Harrojeni dimrin, moti vjen me surpriza të reja

Vranësira, por jo reshje, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje te lehte. Ky është parashikimi i Meteoalb për ditën e sotme, e cila do të shënojë temperatura maksimale deri në 27 gradë celcius.

Parashikimi

E MËRKURË: Vijon dominimi i kthjellimeve në gjithë vendin deri në mesditë kur priten vranësira të herë pas hershme në Veri dhe Qendër.

Pasditja zhvendos vranësirat drejt zonave malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në të dy ekstremumet e ditës duke bërë që maksimumi të ngjitet në 26 – 27°C.