Harresa dhe lidhja me orët e gjumit

Kujtesa dhe problemet me të po shfaqen dukshëm vitet e fundit, ku janë shtuar shumë personat e prekur nga harresa, apo skleroza.

Personat që flenë pak orë gjumë dhe që nuk kanë cilësi të mirë të tij, sidomos kur janë në moshë, rrezikojnë nga humbja e kujtesës, në disa raste e pakthyeshme.

Ky proces ndodh pasi truri limitohet me kohën, dhe se ritualet e nevojshme për funksiononim e memories janë të lidhura ngushtësisht me gjumin.

Një studim i Universitetit të California në Berkeley (UCB) mori në shqyrtim një numër personash të cilët flinin pak orë gjumë, si dhe ndikimin në funksionet cerebrale.

Janë pikërisht zonat celebrale të cilat gjenerohen nga gjumi, ato që ndihmojnë në freskimin e kujtimeve dhe se ata persona që flinin më shumë gjumë ishin më të kthjellët.

Sipas Mattheë Walker, psikolog dhe neuroshkencëtar, thuhet se kujtimet fshihen nga më të fundit dhe për ruajtjen e tyre është e nevojshme të flihet sa më shumë, në mënyrë që truri të ketë aftësi rigjeneruese, citon noa.

Ai sqaroi se kur jemi të rinj shijojmë më shumë gjumë dhe truri është i palodhur, ndërsa me kalimin e viteve informacionet janë më të shumta dhe mbulojnë njëra-tjetrën, por se rruga e vetme e shpëtimit është gjumi i plotë dhe i qetë gjatë natës./24oreinfo.com