Haradinaj: VV i ka arsyet pse po akuzojnë

loading...

loading...
Kohëve të fundit drejtues të dy subjekteve politike Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë shtuar sulmet ndaj njëra tjetrës me akuza e kundër akuza nga më të ndryshmet.

Derisa, AAK-ja e Ramush Haradinajt kritikoj veprimet e VV-së të në seancën e fundit në Kuvend dhe jashtë tij, për ndalimin e ratifikimi të marrëveshjes, kanë ardhur edhe akuzat e zyrtarëve të VV-së për AAK-në, duke e cilësuar atë dhe liderët e saj njerëz të reketit dhe haraçit.

Mirëpo, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk dëshiron të merret me akuzat e tyre, duke thënë se ai nuk e dinë se ka reket dhe haraç ashtu siç kanë akuzuar zyrtarë të VV-së, dhe se nuk e din pse po i bëjnë këto akuza, derisa nuk dëshirojnë të heqin fokusin nga temat aktuale.

“E di që nuk ka asgjë rreth kësaj. Por kuptohet kolegët e Vetëvendosjes me siguri i kanë arsyet pse e bëjnë këtë. Ne nuk dëshirojmë ta heqim fokusin prej temave që kemi para vetës edhe njëkohësisht do të vazhdojmë jo vetëm me i marrë përgjegjësit por edhe mundësisht t’i zhvillojmë ato në shërbim të qytetarëve”, tha Haradinaj.

Ditë më parë, sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj tha se udhëheqësit e AAK-së janë të lidhur me reketin dhe haraçin në rajonin e Dukagjinit.

loading...