Haradinaj vishet me ‘Boss’ në aeroportin e Frankfurtit (Foto)

loading...


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Suedinë ku është takuar me bashkatdhetarë.
Por gjatë kthimit për në Kosovë, Haradinaj ka udhëtuar transit nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, raporton lajmi.net
Një lexues ka dërguar disa fotografi të Haradinajt në adresë të lajmi.net, ku ai shihet duke pritur aeroplanin për në Prishtinë.
Haradinaj ka kaluar kohën duke bërë shoping nëpër dyqanet e teshave në këtë aeroport. Kreu i AAK-së është parë në një dyqan ‘Duty Free’, ku gjërat shiten pa iu nënshtruar taksave. Haradinaj ka vizituar dyqanet ku shiten tesha të markave të njohura dhe të shtrenjta si ‘Boss’ e ‘Tommy Hilfiger’.
Siç mund të dallohet nga fotografitë, Haradinaj gjendet në sektorin e teshave për meshkuj. Mbase ai ka menduar edhe për bashkëshorten e tij për ndonjë dhuratë nga Evropa. /lajmi.net
h

loading...

h1

h2

h3

loading...