Haradinaj: Thaçi meriton një çmim shumë të keq për? – Zbuloje vet –

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë një aktiviteti partiak, të shtunën, ka komentuar rreth shkrimit të New York Times, ku Kryeministri Hashim Thaçi është përmendur si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel, si pasojë e bisedimeve me palën serbe.
largea_ramushi1373750158

Haradinaj tha se do të ishte mirë në aspektin ndërkombëtar nëse një çmim i tillë do të vinte në Kosovë.

Por Haradinaj ka thumbuar Thaçin për qeverisjen e tij në vend.

” Kryeministri Thaçi meriton një çmim shumë të keq për qeverisjen në vend”, ka thënë Haradinaj.