Haradinaj: S’ka mujt Sulltani me ndrru kufinin, e le mo ky djali i Burojes (Video)

loading...

thaciramushi

loading...

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka ri aktualizuar edhe njëherë vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar për mos pranimin e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrën se si është nënshkruar ai nga Hashim Thaçi.

Ai në emisionin “Republika” ka dhënë një varg arsyesh se pse ky kufij nuk është caktuar në mënyrën e drejtë.

Ai ndër tjerash ka thënë se kufirin deri në Çakorr nuk ka mundur ta ndryshoj as pushteti Jugosllav e madje as ai turk, dhe është krejt e pamend që të synohet ndryshimi i tij nga Hashim Thaçi e Murat Meha.

“Kufinin në at pikë s’ka mujt me ndrru as Sulltani e le mo ky djali nga Buroja” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar zërat dhe akuzat e vet Thaçit se ai po lufton për tokën e tij që e posedon afër kufirit, duke thënë se edhe me vlerësimin e Murat Mehes toka e tij prapë mbetet në territor të Kosovës.

Emisionin e plotë më Ramush Haradinajn mund ta ndiqni sonte në Tribuna Channel me fillim prej orës 20:45.

loading...