Haradinaj lirohet me kusht


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës,

Gjykata në Colmar të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka kërkuar nga gjykata lirimin e tij, ku pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata në Colmar vendosi që Haradinaj të lirohet me kusht