Haradinaj: Lajmi për aktakuzë ndaj meje i sponsorizuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se ndaj tij mund të ngrihet aktakuzë për krime lufte.
Ai konsideron që njëjtë sikurse deklaratat e KMLDNJ-së, të cilat kanë qenë të sponsorizuara nga kryetari i Qeverisë së tanishme, edhe këto lajme që po qarkullojnë janë të porositura e të sponsorizuara nga persona të caktuar të cilët po mundohen ta zhvendosin temën dikah tjetër.
“Ju siguroj që, sikurse deklaratat e KMLDNJ’së, për fushatë politike ndaj kryetarit të qeverisë së sotme, që janë të sponsorizuara nga kryetari i qeverisë së sotme, e që ka evidenca për këtë, janë bisedat telefonike, janë fondet e dhëna pa mbulesë, janë po ashtu të sponsorizuara shkrimet, prej dikah tjetër për ta zhvendosur temën mbi persona të tjerë. Janë të sponsorizuara nga po të njëjtat qarqe që po provojnë ta vazhdojnë zaptimin e Kosovës,” ka thënë Haradinaj.