Haradinaj: Ja si ma shpëtoi jetën, vëllai Shkëlzeni (Video)

ramush_1469307659-2642576

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, se është themelues i UÇK-së, pasi ka qenë prej viteve të ‘80-ta i angazhuar në këtë projekt. Komandanti i rrafshit të Dukagjinit ka treguar si asnjëherë më parë lidhjen me dy vëllezërit dëshmorë, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj. Derisa me Luanin thotë të jetë angazhuar më shumë në bartjen e armëve, betejat i ka zhvilluar me Shkëlzenin. “Kur Shkëlzeni e mbante një vijë të frontit, nuk kishte gjasa që ta lëshonte atë. Sepse, e dinte se do të befasohesha unë në vijën tjetër. Nuk është mirë që një familje t’i ketë dy djem në luftë, sepse vriten për të mbrojtur njëri tjetrin”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se vëllezërit e tij dhe të gjithë dëshmorët do të ishin të qetë pasi që Kosova është e lirë, por nuk do të ishin të kënaqur me politikën.