Haradinaj flet për largimin e Donika Kadaj –Bujupit (Video) –

loading...


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK është befasuar nga vendimi i Donika Kadaj-Bujupit që të mos jetë më pjesë e partisë.
“Na ka befasuar vendimi i Donikës”, ka thënë Haradinaj në një lidhje telefonike për emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV.
“Nuk kemi marrë ndonjë shpjegim, përpos një letre të shkruar të dërguar për media. Megjithatë, ne i urojmë sukses në çfarëdo drejtimi apo vendimi që ajo e ka marrë. Ne si AAK vazhdojmë me qenë të bashkuar”, ka thënë Haradinaj për dorëheqjen e Kadaj Bujupit.
Haradinaj ka shtuar se AAK nuk i vë në pikëpyetje kauzat dhe vendimet që i merr brenda AAK-së për shkak të një individi.
Ndërkaq, për protestën e 26 Marsit, Haradinaj ka thënë se po sheh gatishmëri të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë protestë.
Për sa i përket deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa për dialog me opozitën, Haradinaj ka thënë se “me Isën folim veç për datën e zgjedhjeve”.
AJ

loading...

loading...