Hapi varrin e të dashurës dhe i vuri flakën arkivolit, 30-vjeçari rrëfen arsyen e tmerrshme

Policia në Rusi ka arrestuar një burrë që ka hapur varrin e të dashurës së tij të vdekur dhe ka djegur arkivolin e saj sepse ai pretendonte se ajo e vriste atë në ëndrrat e tij.

30-vjeçari Yuriy Golovin, dyshohet se ka hapur arkivolin e ish-të dashurës së tij pesë vjet pas vdekjes së saj.

Një foto makabre besohet të tregojë atë ose bashkëpunëtorin e tij të shtrirë në arkivol pasi varri u hap në fshatin Menschikovo, rajoni i Kurganit, 1.075 milje në lindje të Moskës.

Detektivët gjithashtu kanë arrestuar një 23-vjeçar mbi këtë incident dhe hapën një hetim penal që mund të çonte në pesë vjet burg.

Olga vdiq në vitin 2012 pas kryerjes së vetëvrasjes.