Hapesira planetet potencialisht te banueshme jane 7

Image 1355478674-planete_te_banueshme.jpg

Planetet potencialisht në gjendje për të pasur jetë të zbuluar deri tani në brendësi të Rrugës së Qumështit janë shtatë e bëjnë të ditur këtë kuratorët e Katalogut të Planeteve të Banueshme sipas të cilëve bëhet fjalë për një numër që kapërcen pritshmëritë fillestare.Siç raporton siti i të përditshmes britanike The Independent katalogu është krijuar vitin e kaluar si instrument i komunikimit për publikun mbi zbulimet e fundit të materies përmban rreth tetëdhjetë planete me masë materiale të ngjashme me Tokën por vetëm pak prej tyre vërtiten në orbitë në distancën e duhur nga ylli i tyre që të mund të garantojnë kushtet e duhura për praninë e ujit në sipërfaqe.
Shtatë planetet në fjalë janë të gjithë më të mëdhenj se Toka. Sipas ekspertëve megjithatë të rejat e fundit do të vijnë jo nga analiza më të hollësishme të planetëve tashmë të zbuluar por nga vrojtime të reja.