“Hapeni arkivolin, jam gjallë”… fati i tmerrshëm i varrimeve të parakohshme

images

Mary Best ishte 17 vjeçe kur u sëmur nga kolera në Indi. E mbetur fare vetëm, pasi nëna e saj adoptuese ishte larguar nga vendi disa muaj më parë, Mary vuajti për disa orë dhimbje të forta barku, pulsi i saj nisi të dobësohej çdo çast e më shumë derisa mjeku që e vizitoi e deklaroi zyrtarisht të vdekur.

Ajo u varros pranë familjes së saj birësuese disa orë më vonë, në varrezat franceze në Kalkuta.

Ishte viti 1871, dhe në atë kohë viktimat e kolera varroseshin  shumë shpejt pas vdekjes, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve. Me ngrohjen tropikale të Indisë, një varrim i shpejtë ishte edhe më i nevojashëm. Askush nuk u shqetësua për varrosjen e  nxituar të Mary.

Por dhjetë vjet më vonë, kur u arkivoli i Mary u hap në mënyrë që brenda tij të futej edhe trupi i xhaxhait të saj, i cili sapo kishte ndërruar jetë, varrmihësi u ndesh me një pamje të frikshme dhe të dhimbshme.

Kapaku i arkivolit të Mary, i cili kishte qenë gozhduar, ishte i hapur. Skeleti i vajzës ishte gjysmë brenda dhe gjysmë jashtë arkivolit, ana e djathtë e kafkës së saj kishte një frakturë të madhe, të frikshme. Gishtat e dorës së djathtë të saj ishin të kërrusur sikur shtrëngonin diçka, ndoshta fytin e saj, dhe rrobat e vajzës ishin shqyer.

Mary, në fakt, nuk kishte qenë e vdekur kur ishte gozhduar në një arkivol, por thjesht kishte humbur ndjenjat.

Shpesh viktimat e kolerës binin në gjendje kome, dhe pikërisht në këtë gjendje kishte rënë edhe Mary kur ishte varrosur… e gjallë.

Disa orë ose ditë më vonë ajo ishte zgjuar dhe nuk kishte asnjë ide se ku ndodhej.

Kur ishte ndërgjegjësuar se askush nuk mund t’i dëgjonte ulërimat e saj, vajza ka përdorur gjithë forcën për të shqyer arkivolin, të cilin kishte arritur ta hapte. Mundësia më e madhe që ka sjellë vdekjen e saj është një përplasje në kokë nga forca që ka ushtruar, ose me shumë gjasa, duke e gjetur veten në errësirë e mbuluar me dhe, Mary është çmendur nga terrori, ka grisur rrobat e saj në përpjekje për të mbytur veten, pastaj ka shembur kokën dhe ka vdekur.

Në periudhën Viktoriane, ngjarje të tilla nuk ishin të rralla, duke qenë se metodat e mjekësisë së shek. 20 për të përcaktuar vdekjen e sigurt ishin të prapambetura.

Disa njerëz ishin aq të tmerruar nga mendimi se mund të zgjoheshin në një arkivol, saqë e kërkonin me vullnetin e tyre, duke e lënë në testament që pas ‘vdekjes’ t’u prihej fyti ose t’u futej një thikë në zemër për të parandaluar këtë fat tmerrshme.

Në një libër të botuar në vitin 1905 dhe tashmë të ribotuar, dy mjekë prezantuan një përmbledhje makabre të varrimeve të parakohshme të mbledhura nga gazetat në mbarë botën.

Ndoshta rastet më të frikshme ishin ato ku viktimat varroseshin të gjalla dhe nuk arrihej të shpëtoheshin vetëm për shkak të frikës ose paaftësisë së të gjallëve për të nënshkruar fatin e tyre.

Në vitin 1887, në Francë, një djalë i ri ishte duke u varrosur, kur varrmihësit dëgjuan një trokitje që vinte nga arkivoli.

Nga frika se do të krijonin panik në mesin e njerëzve që ishin mbledhur për zinë, ata vazhduan me varrimin. Por ndërsa ishte duke hedhur dheun mbi arkivol, të gjithë i dëgjuan trokiturat.

Në vend që të hiqnin kapakun, ata prisnin që të vinte kryetari i bashkisë. Kur ai arriti dhe arkivoli u hap, njeriu brenda tij kishte vdekur nga asfiksia.

Ka pasur raste të tjera të njerëzve që prisnin për autoritetet para hapjes së arkivolin, çka rezultonte fatale për njerëzit fatkeq. Çdo gjë ishte e qartë për ekspertët që shihnin këto raste; duart dhe thonjtë të kontraktuara si dhe shprehja e tmerrit në fytyrën e viktimave tregonin se ata kishin qenë duke u përpjekur për të liruar veten.

Edhe në rastet kur disa njerëz u përpoqën të parandalonin  varrimin e parakohshëm të të afërmit të tyre u kundërshtuan si të çmendur të cilët nga hidhërimi ishin të paaftë për të pranuar realitetin e vdekjes.

Në vitin 1851, Virginia Macdonald, një vajzë që jeton në Nju Jork, u varros pasi u sëmur, me gjithë këmbënguljen e nënës së saj se vajza e saj nuk ishte e vdekur. Familjarët, për të qetësuar gruan që e quajtën histerike, e zhvarrosën vajzën, të cilën e gjetën të kthyer në anën tjetër, me duart të kafshuara. Mesa duket ajo ishte zgjuar brenda arkivolit të saj dhe kishte nisur të hante veten, nga terrori ose uria.

Në mënyrë të ngjashme, në vitin 1903, një 14-vjeçar u varros në Francë, pasi larguan me forcë nënën e tij që këmbëngulte se ai nuk kishte vdekur.

Ditë pas funeralit të tij, ajo u gjet duke gërmuar në tokë me duart e saj, në përpjekje për të arritur arkivolin. Arkivoli ishte i hapur, ndërsa djali ishte përpjekur të dilte prej tij: ai kishte vdekur nga asfiksia.