Halle Berry shfaq asetet

loading...

foto (1)

loading...
Aktorja Halle Berry ka dëshmuar edhe njëherë se epiteti i një nga femrat më seksi do ta shoqërojë gjatë tërë jetës së saj.
Teksa po qëndron në Hawaii për pushime, këngëtarja ka ekspozuar gjoksin e saj duke dëshmuar që vitet janë thjeshtë një numër dhe sharmi e bukuria janë numër një për të.

Halle në Hawaii është shoqëruar nga Olivier Martinez dhe vajza e saj pesë vjeçare Nahla.

Përkundër faktit se ajo është super e famshme, Halle thotë se vajza e saj pesë vjeçare nuk është ende e vetëdijshme për suksesin e se ëmës.

“Ajo as që e kupton këtë. Ajo mendon se unë vesh fustane të bukura, ajo është puna ime”, ka thënë aktorja.

Kur jemi tek e bija, së fundmi aktorja ka pasur problem lidhur me mbikëqyrjen e saj pasi që ish i fejuari, Gabriel Aubry i cili njëherit është i ati Nahia-s i ka sjellë asaj probleme të vazhdueshme. Pak muaj me parë, ai dhe i dashuri aktual i Halle-s janë përfshirë në një sherr fizik që bëri bujë të madhe mediale./LajmeOnline/

loading...