Hakohet skaneri i i gjurmëve të gishtërinjve i Galaxy S5 – VIDEO

0

Skaneri i gjurmëve të gishtërinjve në telefonin e fundit të Samsungut Galaxy S5 është hakuar, vetëm pak ditë pasi kjo pajisje ka dalë në shitje.

Duke përcjellë hapat e Motorolas, Fujitsu, Apple, Samsung javën e kaluar publikoi Galaxy S5, me sensorin për skenimin e gishtërinjve që doli të jetë i dobët, pasi atë e hakuan hulumtuesit nga Laboratori i Hulumtimeve të Sigurisë në Gjermani.

Në videon e postuar në YouTube, hulumtuesit kanë demonstruar se përmes një gome mund të hapin telefonin, pa pasur nevojë për skanimin e gishtit.