Hakmarrje për prindërit apo më shumë se kaq? “A je ti Elton Çiço?”

loading...


Pas serialit të vrasjeve në Elbasan, që shokoi opinionin publik për ca kohë, rikthehet një tjetër serial, i denjë për filmat e Hollivudit.

Mediat kanë publikuar një foto nga momenti kur vrasësi, me një kapele në kokë, futet brenda lokalit dhe i drejtohet tavolinës ku ishte ulur Elton Çiço, 34 vjeç.

I pamaskuar, ai e pyet për emrin.

Pasi sigurohet se është ai, qëllon dy herë me armë zjarri në drejtim të tij dhe largohet.

Gjakftohtësia e këtij krimi ka tronditur opinionin publik.

Çiço ndërroi jetë rrugës për në spital.

Deri më tani policia thjesht po ndjek “serialin” si çdo shqiptar, pa arrestuar askënd.

Ndërkohë media aludon se vrasjet kanë lidhje me një grabitje të ndodhur më 31 mars të vitit të shkuar në qytetin e Tepelenës.

Ngjarja atëherë bëri bujë, pasi viktimat jo vetëm u grabitën, por edhe ishin dhunuar.

Katër persona, të maskuar dhe të armatosur, u futën në banesën e Naim dhe Andoleta Çiços, duke u marrë atyre pesë mijë euro dhe disa sende me vlerë.

Ata u larguan me një makinë, të cilën policia thotë se e kishin vjedhur për të kryer krimin.

Por ndërsa drejtësia nuk po bënte punën e saj, fëmijët e çiftit Çiço u zotuan të merrnin hak.

Një pako me tritol u zbulua poshtë makinës së Ervis Imerit, një prej autorëve të grabitjes. Pakoja nuk shpërtheu, por disa muaj më vonë, vëllait të Imerit iu vendos tritol në makinë, duke e plagosur rëndë.

Ndërkohë, një prej autorëve të grabitjes, Robert Rama nga Laçi, u ekzekutua vitin e shkuar në një lokal në Durrës.

A është kjo ngjarje vetëm një seri hakmarrjesh për prindërit e dhunuar?

Fakt është se policia nuk ka mundur të zbardhë këto krime të rënda, ndërsa po bën sehir.

Po ashtu fakt është se dora që po kryen krimet duket profesioniste.
hak

loading...

loading...