Hakerat shqiptar hakojnë portalin e KF Teteksit nga Tetova

loading...

haikraina-stranata-na-fk-teteks

loading...
Ueb faqja e skuadrës së Teteksit nga Tetova është sulmuar nga një grup deri më tani i panjohur të cilët vendosën edhe një video në të cilën shihej se si digjet flamuri maqedonas. Hakerët lanë edhe një mesazh për udhëheqësinë e Maqedonisë duke i paralajmëruar se nuk po e bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet, gjegjësisht nuk i tregojnë sulmet raciste ndaj shqiptarëve nga tifozët e skuadrës së Teteksit dhe Vardarit. Grupi në fjalë i përmend këto dy tifozeri të klubeve të lartëpërmendura në lidhje me koret ofenduese të cilat i kishin drejtuar këto tifozeri ndaj shqiptarëve kohëve të fundit, duke i paralajmëruar: “Ne, Shqiptarët vetëm do të bëhemi më shumë, jo më pak dhe të jeni të sigurtë se asnjëherë nuk do të harrojmë!”. – Tifozët tuaj kanë djegur flamurin shqiptarë gjatë një ndeshje futbolli. Ne duam të ju bëjmë të qart se ju dhe tifozët tuaj jeni homo. Tregoni se çfarë doni të arrini me gjëra të tilla? Shqiptarët nuk frigohet nga ju serbët dhe asnjëherë nuk do të ndodh, shkruhet nga grupi i cili sulmoi faqen e skuadrës së Teteksit të cilët lanë edhe një postë elektronike nëse klubet e përmendura duan ti kontaktojnë. Videoja e djegjes së flamurit është e vendosur në rrjetin “Youtube” në vitin 2011./Shqipmedia

loading...