Hajni i dha qumësht foshnjës

Një hajn i armatosur gjatë vjedhjes është kujdesur për foshnjën e cila kishte qarë.
f.0727184040693_m


Në një moment është zgjuar foshnja, e cila ka filluar të qajë. Meqenëse nuk mund t’i ndihmonin nëna dhe dadoja që ishin të lidhura, Mista ka reaguar për ta qetësuar fëmijën.

“E pyeta nënën se çfarë duhet të bëja që foshnja të mos qante, ndërsa ajo më tha se duhet ta ushqeja me qumësht. Më tregoi si ta përgatis shishen dhe këtë e bëra. Pastaj e mora foshnjën në duar, e përkunda dhe e ushqeva. Shumë shpejt foshnjën e zuri gjumi, ndërsa unë e vendosa në krevat”, ka treguar hajni.

Hajnat kanë ikur nga shtëpia me 3.500 euro të vjedhura, ndërsa më vonë janë arrestuar. Polica e ka vrarë njërin nga ata gjatë arrestimit. /LajmeOnline/