Hajduti i pashpirt: Ia vjedh të moshuarës paratë nga reçipetat (VIDEO)

hajduti_1473464588-1004391

Një hajdut i pashpirt është kapur nga kamerat e sigurisë, duke i vjedhur një gruaje 94 vjeçare 600 dollarë nga reçipetat e saj, derisa po bënte shopping. Maria Vasquez, e cila përdorë një karrige me rrota për shkak që s’mund të ecë, ka qenë viktima e një hajnie në nj dyqan rrobash në New York, shkruan Daily Mail. Në videot e marra nga kamerat e sigurisë së këtij dyqani, shihet gruaja e moshuar duke shikuar disa rroba, kur hajduti i veshur me një bluzë dhe me flokë të kapura bisht, hyn në dyqan. Pasi sigurohet se askush s’po e sheh, ai e zgjatë dorën në reçipetat e të moshuarës dhe ia vjedhë grumbullin e parave, në të cilat ishin 600 dollarë, që ishin pjesë e pensionit të saj mujor. Hajduti largohet menjëherë nga dyqani, duke e lënë të moshuarën e palëvizshme pa të ardhurat mujore.

https://youtu.be/HdIPuArntXE