Hajdutët gjejnë mënyrën perfekte për të vjedhur telefonat nëpër kafene Video


Një burrë i afrohet një femrës në një kafene dhe e pyet diçka para se të largohet. Momenti i bashkëbisedimit mes këtyre dy personave është incizuar në kamerat CCTV, të cilat shpërfaqin një pamje tjetër të këtij bashkëbisedimi, Policia Metropolitane në Londër ka publikuar pamjet se sa lehtë një hajdut vjedh telefona nëpër kafene. Policia ka njoftuar se rreth 10 mijë telefona vidhen çdo muaj nëpër kafenetë e Londrës.