Hajdut në urbanin e Unazës në Tiranë, policia kontroll “një për një” (Video)

screenshot-1_1480082659-5817005

Një vajzë ra sot pre e një vjedhjeje në urbanin e “Unazës” në Tiranë. Sapo ka konstatuar që dokumente të ndryshme dhe një shumë e konsiderueshme parash i mungonin në çantë, vajza ka telefonuar policinë dhe ka detyruar shoferin e autobusit të ndalojë në moment. Ngjarja ka ndodhur pranë me kinema “Agimin”. Policia ka detyruar shoferin të mbyllë dyert, në mënyrë që askush të mos ketë mundësinë të ikë dhe pasi është sqaruar me vajzën, i ka detyruar të gjithë pasagjerët të kalojnë një më një tek ajo për kontroll.Videoja tregon momentin e sikletshëm për të gjithë udhëtarët, disa prej të cilëve edhe janë revoltuar.