Habit politikani serb: Për çfarë na duhet ne Ballisti, mos e sillni se…

Ismail Morina i njohur nga të gjithë si Ballisti pritet të ekstradohet në Serbi nga drejtësia kroate. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe politikani Vojsllav Sheshel.

Beogradi nuk duhet të merrej me këtë çështje, pasi do sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës është shprehur radikali Sheshel.

Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë?

Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi”,- ka thënë ai.

Politikani gjithashtu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi.