Habisin të huajt, s’do ta besoni çfarë u duket interesante në Shqipëri

loading...

loading...

Ekziston një seri videosh në YouTube që quhet Every Country in thë World. Ka dy seri dhe përfshin çdo vend të botës, shoqëruar me një kuriozitet interesant për atë vend. Folësi e nis me Afganistanin, i cili është i pari në botë alfabetikisht dhe e mbyll me Shqipërinë, pavarësisht se është e dyta në botë, po alfabetikisht.

Nga gjithë gjërat që mund të përmendnin, producentëve iu duk interesant fakti që Tirana është i vetmi qytet europian që nuk ka një McDonalds. Gjithashtu thuhet se nëse vizaton një vijë nga kufiri më jugor i Shqipërisë, arrin në kufirin më verior të Afganistanit, ku vendi ynë dërgoi 44 trupa për të luftuar në vitin 2005. Kaq ishte. Gjëja më interesante për Shqipërinë, është që nuk ka një McDonalds.

Shtetet e tjera nuk patën këtë fat. Kina përshembull, ka të njëjtën fashë orare në gjithë territorin, pavarësisht shtrirjes së gjerë territoriale. Japonia pati vetëm tre të vrarë gjatë 2012-s, në gjithë popullsinë prej 127 milion banorësh. Në Ekuador, dimri dhe vera ndodhin në të njëtën kohë, në veri dhe jug të shtetit. Paraguai është një shtet që s’ka dalje në det dhe gjithsesi, ka një flotë detare, transmeton Anabel.

Në vend të atij kuriozitetit sugjerojmë, faktet e mëposhtme, që janë goxha më interesante si për të huajt edhe për vendasit. Si fillim, Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë dhe ka 750,000 bunkerë të shpërndarë në gjithë territorin. Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë territorit shqiptar (rreth 7 – 10 milion) sesa brenda dhe dikur, falë Lazaratit, Shqipëria ishte “kryeqyteti i kanabisit në Europë”.

loading...