‘Gymysh’: Dobësia e femrave, keqpërdoret nga meshkujt

65140[1]

Janë bërë bashkë dy femrat të cilat kanë qenë të lidhura me jetën e aktorit të famshëm, Kivanc Tatlitug.
Ish-e dashura, Azra Akin, së bashku me aktoren e njohur, Songul Oden (Gymysh), për të cilën edhe janë hapur thashetheme mbi një lidhje të mundshme me aktorin Tatlitug, tashmë janë bërë mikesha dhe së bashku marrin pjesë edhe nëpër evente të ndryshme humanitare.
Në një panel universitar, ato janë bërë bashkë për të mbrojtur gratë turke në konventën “Krimet kundër grave në Turqi”. Azra dhe Songul kanë nderuar eventin me pjesëmarrjen e tyre, pasi që të dyja kanë emër dhe ndikim në opinionin publik atje. “Në aktivitetet për parandalimin e dhunës kundër gruas nuk është e mjaftueshme vetëm pjesëmarrja e femrave, por është akoma më e domosdoshme edhe pjesëmarrja e meshkujve”, citon “Panorama” të ketë thënë Azra Akin.

Ndërkohë Songul Oden ka shtuar: “Për t’u parandaluar krimet te femrat, meshkujt janë ata që duhet t’i paralajmërojnë miqtë dhe shokët e tyre. Një fjalë e urtë popullore thotë se fqinjët kanë nevojë për njëri-tjetrin, por sot ka humbur shumë kjo vlerë. Problemi qëndron se femrat janë më të dobëta fizikisht në krahasim me meshkujt dhe kjo gjë keqpërdoret nga meshkujt, ndaj dhe krimi ndaj femrave është një fenomen që përhapet me shpejtësinë e dritës. Qëllimi ynë është që të ndalojmë me çdo kusht krimin ndaj grave”, kanë shtuar në fund Azra Akin dhe Songul Oden.