Gylen kërcënon Turqinë: Ushtarët e mi presin urdhër (VIDEO)

auto_james-jeffrey-fethullah-guelen1473542302Në fjalimin e tij të fundit, imami i njohur Fetullah Gylen, njëherësh kundërshtari dhe armiku kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, ka theksuar se ushtarët e tij janë në gjumë dhe se ata presin urdhra për të marrë akcione. Kjo dëshmon se Turqia së shpejti mund të jetë pjesë e ndonjë kërcënimi të radhës, shkruan Daily Sabah, “Allahu nuk i vendosi ata atje pa arsye, nëse ata janë atje aq shumë, mund të pushtojnë shumë gjëra,” tha ai për ushtarët e infiltruar në ushtri. Më pas ai shtoi: “Por unë mendoj se ata janë në gjumë. Për shkak se ata nuk kanë marrë urdhra ose nuk kanë hasur në vështirësi.” Sipas qeverisë turke, Fetullah Gylen është koka e grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik, megjithatë ai i ka mohuar akuzat. Organizata e tij është shpallur si terroriste nga Ankaraja.