Guardiola: Rikthehem sezonin tjetër

loading...

guard-369x290

loading...
pranishëm në mbrëmjen gala të “Topit të Artë 2012″ jo vetëm në rolin e një spektatori, por edhe si kandidat për të fituar çmimin “trajneri më i mirë i vitit”, ish tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola ka konfirmuarrikthimin në stol për sezonin e ardhshëm.

Njeriu që ka drejtuar në majat e suksesit Barcelonën e yjeve si Messi, Xavi dhe Inesta bëri të ditur se pushimet për të përfunduan dhe se do të rikthehet të bëjë punën e tij.

“Sezonin e ardhshëm do të rikthehem të bëj punën time. Nuk mund të them nëse do të jetë Bayern Munchen sepse nuk është momenti për të folur, pasi ata janë një ekip që drejtohen nga një trajner i cili është një kolegu im”, është shprehur Pep.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Barcelona nëpërmjet faqes së internetit në Twitter, duke mos e bërë të ditur destinacionin e ri.

Sipas lajmeve të fundit, Premier League është kampionati ku Guardiola kërkon të përsërisë suksesin e arritur në tokën spanjolle. Klubi i preferuar duket të jetë Arsenali, në rast se Arsene Wenger do të largohej. Gjithashtu një pistë është edhe Bayern Munchen, që mund të mos rinovojë kontratën me Jupp Heynckes. /albeu

loading...