Guardiola kthehet në Barcelonë

Pep3

Pep Guardiola është kthyer në Barcelonë. Mos u mashtroni, nuk bëhet fjalë për një rikthim të tij në postin e trajnerit të gjigantit katalan pasi Guardiola nga edicioni i ri do të drejtojë Bayern Munichun.

Por, strategu katalan është duke vazhduar përpjekjet e tij për të bërë gati stafin e tij teknik për aventurën e ardhshme në Allianz Arena, dhe sipas të përditshmes sportive spanjolle As, ai ka kontaktuar disa prej atyre me të cilët punoi në Nou Camp.

Emili Ricart, Domenec Torrent dhe Carles Planchart janë disa prej emrave më të përfolur që mund t’i bashkohen Guardiolës në Bayern. /Dukagjini