Guardiola bëhet libër për fëmijë

Pepii


Pep Guardiola është i dashur nga të gjithë. Trajneri spanjoll së fundmi është bërë edhe karakter i një libri për fëmijë, të quajtur “Një lum historish”, të shkruar nga gazetari Oriol Domenech.
Në kopertinën e këtij libri është vizatuar skena ku ish trajneri i Barcelonës hidhet përpjetë nga ish lojtarët e tij, për sukseset e arritura në Camp Nou.
Pep ka lënë gjurmë tek Barcelona si lojtar dhe si trajner, ndërsa pas një pushimi të bërë në New York, iu kthye zejes së tij, duke nënshkruar me Bayern Munichun. /LajmeOnline/