Grushta në parlament, shkaku ‘mobilizimi i ri’ (Video)

Në seancën e Parlamentit të Ukrainës, nga e cila i është dhënë një mobilizim shtesë forcave të Ukrainës për të mbrojtur vendin, ka nxitur debat që ka quar deri tek konflikti fizik.

Sipas dekretit të ri, rezervistët më të rinj se 50 vjet janë të ftuar për të ndihmuar në “operacionet terroriste” në kufirin lindor të Ukrainës. Për këtë vendim votuan 232 nga 450 deputetët.
Pas votimit, ka pasur një konflikt fizik ndërmjet politikanëve nga Partia Nacionaliste dhe Partia e Rajoneve, e cila është udhëhequr dikur nga presidenti Viktor Janukoviç, transmeton Telegrafi.

Nikolai Levchenko nga Partia e rajonit u tha ligjvënësve se ushtria ukrainase është duke vrarë njerëz.
Me këtë rast, kryetar i parlamentit, Oleksander Tircinov ia ka fikur mikrofonin që si pasojë ka ardhur deri tek përleshja fizike.