Gruevski në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë në Shuto Orizare (Foto)

Kryeministri i Republikësë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në mëngjes mori pjesë në Faljen e namazit të Bajramit në xhaminë në Shuto Orizare në Shkup me rastin e festës fetare, Ramazan Bajrami.

Gruevski besimtarëve të pranishëm ua uroi festën duke u dëshiruar shëndet të mirë, suksese, paqe dhe prosperitet në familjet. Ai u dëshiroi mirëqenie dhe festë të këndshme.

Njëherësh Gruevski dërgoi mesazh për unitet dhe respektim të ndërsjellë si bazë për progres dhe zhvillim të përgjithshëm në vend.