Gruevski largohet me helikopter prej Kërçove?

loading...

lajme-gr_526661200

loading...
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ishte mbyllur në hapësirat e shtabit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, ndërsa disa qindra qytetarë para shtabit nuk e lejojonin të largohet deri sa t’ju sqarojë se përse BDI-ja e fitoi Kërçovën.

Edhe para arritjes së Gruevskit në Kërçovë, turma prej 100 personave është mbledhur në shtabin e VMRO-DPMNE-së të cilët e kanë pritur me fishkëllima, sepse sipas tyre ai “e ka shitur Kërçovën”, njofton Almakos.

Portali Libertas shkruan se Gruevski prej Kërçovës ka ikur me heklikopter, pasi që sigurimi i tij i ka liruar rrugën të shkojë 200 metra me tej shtabit ku edhe e ka pritur helikopteri.

loading...