Gruaja zbulon mesazhet që fundosin kirurgun, Shpresa: Burri më erdhi i gjakosur, ja ç’ka shkruar

loading...

loading...

Tre ditë më parë kirurgu Besmir Grizhja u godit me grusht nga bashkëshorti i një pacientes së tij, Ali Kopliku, në spitalin e Shkodrës. Shpresa Kopliku, bashkëshortja e Aliut tregon në një intervistë arsyet pse bashkëshorti i saj bëri këtë veprim.

Dje, Shpresa Kopliku hodhi poshtë pretendimet e spitalit të Shkodrës, por edhe të vetë mjekut Grizhja, i cili një ditë më parë deklaroi se Aliu nuk ia blinte ilaçet gruas së tij dhe se ai e ka ndihmuar disa herë të sëmurën. Ajo tha për GSH se prej 3 muajsh e blen vetë këtë ilaç, vetëm se kirurgu nuk ka firmosur rekomandimin.

Kam 5 muaj që më trajton kirurgu Besmir Grizhja. Kam qenë shumë keq. Kam shkuar edhe në Tiranë, por atje më thanë se ‘e ke mjekun në Shkodër’, ndaj dhe erdha këtu. Unë kam vënë protezë dhe më ka rënë trombozë. Është një ilaç që unë e marr me rimbursim. Marr rekomandim te mjekja e lagjes dhe kirurgu që më ka trajtuar. Kam tre muaj që këtë ilaç nuk e marr më, por e blej. Kam faturat dhe letrat e doktorëve të Tiranës që këtë ilaç prej tre muajsh e blej. Vetëm një kokërr bën 350 lekë të rinj. Unë kam vetëm 78 mijë lekë të vjetër KEMP, burrin invalid, edhe ai me KEMP, ndërsa kam dy fëmijë, një 5 vjeç dhe një 4 vjeç. Unë nuk i kam kërkuar asgjë kirurgut. Nuk i ka bërë askush presion asnjëherë.

I kam kërkuar që të plotësojë rekomandimin siç e kërkon Tirana në mënyrë që të marr ilaçin me rimbursim, por ai nuk e ka bërë këtë gjë prej tre muajsh. Ai është kirurg dhe duhet ta dijë. Nuk më ka dhënë asnjë arsye se përse nuk e firmos rekomandimin. Unë jam kthyer nga Tirana dy herë vetëm prej tij, vetëm se nuk e plotëson këtë rekomandim. Te Ministria e Shëndetësisë dhe në QSUT jam ankuar sepse jam kthyer mbrapsht dy herë për faj të kirurgut Grizhja”, – u shpreh Shpresa Kopliku.

Pacientja deklaron se kirurgu Grizhja nuk i ka blerë ilaçe nga xhepi i tij siç ka deklaruar.

Besmir Grizhja nuk më ka blerë asnjë ilaç, por i kam blerë vetë. Më kanë dhënë vetëm serumin 24-orësh, të tjerat i kam blerë vazhdimisht vetë. Nuk është fare e vërtetë, kurrë s’më ka blerë vetë ilaçe dhe këtë e ka gënjeshtër. Ai mundet të thotë çfarë të dojë, por unë jam pacientja”.

Ndërkaq, Shpresa Kopliku tha se burri i saj, Ali Kopliku i ka dërguar një mesazh në celular kirurgut Besmir Grizhja ku i thotë:

Ka xhenet, ka xhehenem. Po të pata ra në qafë, trupi im i pagoftë, po më pate ra në qafë e po më sorollat, tallesh me mua dhe familjen time, ke për t’i paguar keq. Ti vazhdo, po kije frikë Zotin dhe jo mua”.

Kjo SMS ka acaruar më pas situatën mes tyre.

Burri im i ka dërguar një mesazh krejt normal. Pas mesazhit, kirurgu e ka marrë në celular dhe nuk e di se çfarë mund të kenë folur, por kam dëgjuar bashkëshortin tim që i ka thënë se, ‘në qofsh burrë, këto fjalë eja dhe m’i thuaj në sy përballë’.
Te lulishtja e rrugicës së spitalit janë takuar bashkëshorti im dhe kirurgu. Nuk kam dalë nga makina fare. Di vetëm kur bashkëshorti më ka ardhur me gjak në buzë dhe në fytyrë i goditur. Sipas asaj që është thënë lart e poshtë, kirurgu është goditur nga burri im dhe për këtë nuk është me mua.

Në fakt, bashkëshorti kur erdhi më tha se për shkak të mesazhit që i ka dërguar ishte mjeku Grizhja ai që i ka rënë i pari. Tani bashkëshorti nuk është me mua dhe nuk e di ku ndodhet, ndërsa unë jam vetëm. Nuk ka kush më blen ilaçet”, – u shpreh Shpresa.

loading...