Gruaja rrihet nga burri dhe kunata

policia_makina2_5-620x435

3 persona të një familjeje janë arrestuar në flagrancë, pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për shtetasit Alfred Sejdi (51 vjeç), Anila Sejdi (47 vjeç, motra e Alfredit) dhe Rajmonda Ademi (37 vjeç, bashkëshortja e Alfredit).

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Isa Boletini”, në banesën e tyre, Anila dhe Rajmonda janë goditur me grushte. Më pas, ka ndërhyrë Alfredi, i cili në bashkëpunim me motrën e tij ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes, e cila ka marrë disa dëmtime të lehta në trup.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare dhe mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët e kësaj familjeje midis njëri-tjetrit.