Gruaja që urren plakjen realizon çmendurinë, injekton bakterin 3.5 milionë vjeçar

Kirurgjia plastike shihet si shpëtim nga ata që ia kanë frikën plakjes dhe shumë njerëz vendosin ta aplikojnë pavarësisht kostove.

Megjithatë rasti i një 45-vjeçareje nga Gjermania me sa duket i kalon caqet, pasi ka shpenzuar me mijëra euro në trup, ajo thotë se çdo muaj injekton në trup një bakter të quajtur Bacillus F.

Manoush nga Mynihu për ta marrë këtë bakter i është drejtuar shefit të Gjinekologjisë së Universitetit Shtetëror të Moskës për të mundësuar posedimin e këtij bakteri në trup.

Por çfarë është Bacillus F.? Ky bakter është zbuluar në zonat e ftohta të Siberisë dhe sipas studiuesve, nga vëzhgimi i qelizave të tij është provuar se është një bakter 3.5 milionë vjeç dhe që nuk plaket kurrë.

Studiuesit në universitetin e Moskës e kanë mirëpirur kërkesën e Manoush pasi kanë qenë në kërkim të vullnetarëve për të provuar dhe studiuar efektet e bakterit në fjalë.

45-vjeçarja thotë se qëkur ka nisur injektimin e Bacillus F. ndjehet më në formë dhe shumë energjike, por studiuesit thonë që duhen ende edhe shumë seanca injektimi për të parë rezultatet dhe për të dalë në një konkluzion.