Gruaja që parashikoi sulmin e Kullave Binjake, ka një lajm të keq për vitin 2016


Baba Vanga ka parashikuar se viti 2016 do të jetë vit kur myslimanët do e pushtojnë Europën
Baba Vanga nga Bullgaria, e lindur më 31 janar të viti 1911, ajo vdiq më 11 gusht të vitit 1996.

Vanga kishte humbur shikimin e saj në moshën 12 vjeçare, kur ajo u rrëmbye nga një uragan i fuqishëm, shkruan simple capacity, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, ajo më vonë u gjet e gjallë, e mbuluar më gurë, me rërë në sy, ku më pastaj edhe u vërbua.
Vanga filloi parashikimet kur ajo ishte në moshën 16 vjeçare.

Në atë kohë ajo e ka ndihmuar babain e saj ta gjejë një dele të vjedhur nga kopeja. Ajo kishte dhënë një parashikim të oborrit se ku ishte fshehur delja, shkruan simple capacity, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, në vitin e vdekjes së saj, ajo la një sërë parashikimesh prapa saj. Ajo e parashikoi cunamin e vitit 2004, por edhe sulmet terroriste të Kullave Binjake në Nju Jork.

Tani, është publikuar edhe një parashikim i ri i Baba Vangës, e cila kishte thënë se viti 2016, do të jetë viti kur “Myslimanët do të pushtojnë Europën”. /GazetaExpress/
woman-who-predicted-the-fall-of-the-twin-towers-has-bad-news-for-2016_1461933597-2623242