Gruaja që jeton si në Mesjetë

loading...

Emma Orbach është vajza e një muzikanti të pasur, ka studiuar në një nga shkollat më të shtrenjta të Britanisë së Madhe dhe pas Oksfordit e mbylli arsimin me një diplomë në gjuhën kineze. Pas këtij fillimi tejet shpresëdhënës, Emma mund të bëntë ç’të donte me jetën e saj, por ajo ka zgjedhur që 13 vitet e fundit t’i kalojë në një kasolle.

58-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, jeton në një zonë rurale të Uellsit pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm. Nuk bëhet fjalë që në banesën e saj (nëse mund të quhet kështu) të gjesh televizor apo radio. Shkurt, Emma ka vendosur që të kthehet në Mesjetë.

“Kur isha e vogël më pëlqente të rrija jashtë duke mbledhur lule. Nuk jam materialiste, prindërit e mi më kanë mësuar kështu. Jam e lumtur me jetën time. Zgjohem çdo mëngjes pranë natyrës, shoh pemët e bukura dhe yjet gjatë natës. Ndjej se kam një marrëdhënie të veçantë me natyrën”, shpjegon Emma, e cila shton se ka zgjedhur këtë stil jetese pasi do që të dëmtojë sa më pak planetin ku jetojmë.

Si e ka zgjidhur çështjen e dushit? 58-vjeçarja thotë se lahet në lumë një herë në muaj ose dy herë kur ndjen se i vjen erë e pakëndshme.

“Pata një ndjenjë se duhet të jetoja pa ndërhyrjen e teknologjive moderne. Mora kasollen në vitin 2000, por bashkëshorti nuk më ndoqi dhe u ndamë. E kuptoj se nuk mund të detyroja familjen të jetonte pa energji elektrike”, shton Emma.
emma-kasolle

loading...

emma-kasolle1

loading...