Gruaja qe e sheh boten me “koke poshte” (VIdeo)

loading...

upside-down-woman

loading...

Jo ajo nuk qendron si ndonje lakuriq nate apo ndonje variant i Batman. Eshte ne fakt shume me e komplikuar se sa kaq.
Nje grua nga Serbia, vuan nga nje crregullim shume i rralle i trurit, i cili ben qe ajo ta shohe gjithshka me koke poshte.
Ky lloj crregullimi njihet me emrin mjekesor fenomeni i orientimit spatial.
Bojana Danilovic, gruaja 28 vjecare qe vuan nga ky crregullim, duhet te ktheje me koke poshte televizorin, librat qe lexon, gazetat, e gjthshka tjeter pasi truri i saj nuk arrin te procesoje imazhet ne menyren e duhur, ne menyren qe i proceson truri i gjithesecilit prej nesh.
Megjithate, Bojana mundohet te beje nje jete sa me normale. Ajo punon dhe mundohet qe kushtet e saj te mos e pengojne gjate jetes se perditshme.
Nderkohe qe syte e saj e shikojne boten ne menyren e duhur, kur imazhet kalojne ne tru, ato kthehen me koke poshte, prandaj Bojana duhet t’ia transmetoje syve imazhin me koke poshte, qe ne tru te marre imazhin e drejte.
Ekspertet e Universitetit te Harvardit ishin ata qe e diagnostikuan me fenomenin e orientimit spatial. Raste te tjera te ngjashme me ate te Bojanes jane te njerezve qe lexojne apo shkruajne me koke poshte, por qe pjesa tjeter e botes per to qendron e pandryshuar, ndersa per Bojanen gjithshka eshte me koke poshte.
“Ata nuk duket te dine apo te kene zbuluar se cfare ndodh ekzaktesisht apo si ndodh, apo as se ku ndodh ne trurin tim.” – tha Bojana.
“Ata me treguan qe kane pare ceshtje ne te ccilat disa njerez shkruajne ne menyren qe une shoh, por nuk kane hasur asnjehere dike si une.”
Per te pare televizor ne shtepi, Bojana perdor nje televizor te vendosur me koke poshte, ndersa familja e saj perdor nje televizor tjeter te vendosur normalisht.
Bojana ka lindur ne kete menyre. Ajo qe ne lindje e ka pare boten me koke poshte.
Bojana tha: “Duke qene se une kam lindur keshtu, mua me duket krejtesisht normale, ehde pse njerezve te tjere mund tu duket e pabesueshme.”
“Une e kam pare ashtu boten gjate gjithe jetes.”
Sipas te dhenave te shkencetareve, ata kane percaktuar qe pervec ketij problemi te saj, gjithshka tjeter ne trurin e Bojanes eshte normale. Ajo nuk ka asnje problem tjeter dhe madje ka nivlee inteligjence me te larte se mesatarja./LajmeOnline/

loading...