Gruaja që besohet të jetë më e vjetra në botë feston ditëlindjen e 131’të (Foto)

loading...

loading...

Alimihan Seyiti nga Kashgar i Kinës, është bërë gruaja më e vjetër në vendin e saj, ndërsa besohet të jetë më e vjetra në botë që është ende gjallë.

Megjithëse ka mbushur 131 vjet, ajo e ka shtypjen e gjakut, tensionin dhe nivelin e sheqerit në nivele të dëshiruara dhe nuk i duhet asnjë terapi,

Së bashku me 56 pasardhës, gjyshja ka festuar në një ceremoni të thjeshtë, ku nuk kanë munguar pogaçet e saj të preferuara dhe një ëmbëlsirë me petë.

“Lumturia është sekreti i jetëgjatësisë dhe duhet kënaqur vetën në çdo moment”, është shprehur Seyiti për mënyrën e të jetuarit.

Gruaja e lindur më 25 qershor 1886, është shpallur nga Shoqata e Gjenerologëve në vitin 2013, si gruaja më e vjetër në Kinë.

Mosha e shtyrë, nuk e ndalon atë të këndojë dhe nganjëherë edhe të kërcejë, ndërsa ka dëshirë shumë të madhe që të rrezitet.

loading...