Gruaja nga Tirana zbulon tradhtinë e burrit, ajo që merr vesh më pas e shokon

a zbuluar se burri e tradhton, por kjo nuk është më e keqja. Një grua rreth të 50-ave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj, i cili është biznesmen, ka krijuar një lidhje intime me një grua tjetër, kjo e fundit punonjëse në kompaninë e tij.

Por, fakti shokues ka ardhur më pas, kur gruaja ka mësuar se partnerja e të shoqit ishte shtatzënë dhe priste një fëmijë nga ai. Kështu, dy gratë janë takuar me njëra-tjetrën dhe takimi ka përfunduar mes sharjesh e ofendimesh, ndërsa të dyja i kanë kërkuar njëra-tjetrës që të hiqnin dorë nga biznesmeni.

Historia ka ndodhur vitin e kaluar, ndërsa gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale. Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj.

Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E. ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.

KANOSJA NË SPITAL

Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali.
Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj, por është ndaluar nga familjarët e të parës. Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë ambienteve të spitalit.

“Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës, shkruan Panorama.

Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte. Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj sa