“Gruaja më grushtoi në kokë djalin! E ka lënë me trauma”, babai nga Puka kërkon drejtësi

loading...

loading...

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të sosur në vendin tonë. Rasti më i fundit është një denoncim që ka mbërritur në redaksinë tonë nga një baba i shqetësuar për fatin e të birit.

Zotëria quhet Visar Laci nga Puka dhe ka vendosur të rrëfejë dhunën që bashkëshortja e tij Esmeralda Sylejman Laci ka ushtruar ndaj djalit të tyre 10-vjeçar.

37-vjeçari ka rrëfyer se e ka denoncuar gruan në polici dhe gjykata e Pukës ka vendosur ta lërë të lirë 30-vjeçaren.

Ata kanë 11 vite të martuar dhe zotëria ka rrëfyer jetën e vështirë dhe problemet mendore të të shoqes. Visari jeton i vetëm me vajzën e tij 5-vjeçare dhe djalin e dhunuar. Ai ndodhet në marrëdhënie punë dhe kur largohet nga shtëpia i lë vetëm me gjyshin e tij i cili ndodhet 30 minuta larg shtëpisë. Problemi i tij është se gjykata nuk ka marre asnjë masë ndaj bashkëshortes së tij dhe jeta e të birit ndodhet në rrezik.

Konflikti në familje nisi për motive banale dhe degjeneroi në dhunë ndaj 10-vjeçarit nga ana e së ëmës.

Sipas Visarit, fëmijët kanë mbetur me trauma nga dhuna fizike që e ëma ka ushtruar, ndërsa djali ka mbetur me dëmtime në kokë nga goditjet me grushte.

Babai nga Puka kërkon drejtësi me fjalët:

Pershendetje, une quhem Visar Laci nga Puka. Gruaja me ka dhunuar cunin Erald Lacin dhe gjykata e Pukes nuk mori masa por e lane te lire. Une jetoj vetëm, punoj e kam frike se vjen gruaja ose kunata e me vrasin cunin. Ajo duhet denuar pse e lane te lire apo kur te ndodhe fatkeqesia atehere do kujtohen?Cuni asht vetem dhjete vjec dhe kam edhe foto e ka ber policia, raport mjekoligjor.
Ishte data 15 i ketij muaji, pasi po hanim darke, cuni nuk donte supe por donte sallate dhe i tha gruas nuk dua supe por sallate. Ajo refuzoi po cuni i tha lere fare nuk dua. Ajo e qelloi cunin vazhdimisht me pas sic duket edhe ne foto. U cova dhe i thashe: Mos ca ben? Ajo u pergjigj do ta mys fare pastaj mora cunin dhe ika tek gjyshi ate nate se do e myste fare.

Une kur u ktheva ne shtepi ate nate me tha ku e mshefe se do ta mys fare. Un i thashe ate pun do ta shohim neser ne polici. Ajo tha se ka cunin e xhaxhait kryetar gjykate, por shkova te nesërmen ne polici dhe e denoncova. Erdhi policia dhe ajo pranoi fajesinë me fjalët: Kalamajt e mi janë, ca keni ju, do ju pyes juve une? Kalamajt mi dha mua gjykata por ajo duhet denuar per krimin.

Ajo eshte rrezik se eshte me kriza nervore, po ashtu edhe vellai i saj, te pakten te merret shteti se ndryshe do merrem vete. Kam dy femije e nuk dua ti le rrugëve, per nje te çmendur, ajo duhet denuar ose do e coj deri ne gjykate te larte.

Kane frike kalamajt, djali dhe vajza zgjohen naten te trembur nga ajo qe i beri cunit.Dua te mi behet analiza e kokes djalit se e ka demtuar ne kok nga goditjet me grushta. Ajo eshte e lire pasi rrahu djalin.

Me 15 shtator kemi gjyqin per divorc, por deri ate dite duhet ndjekur djali nga pas se mos ti beje gje ajo, apo tezja e djalit”,-rrëfen Visari./ JOQ.al

loading...