Gruaja jeton prej 20 vitesh me kufomën e të birit në shtëpi: S’e dija që kishte vdekur

gr-1-620x330-530x300Rita Midwood Wolfensohn ka jetuar për 20 vite rresht në një dhomë brenda një shtëpie në Brooklyn bashkë me kufomën e djalit të saj, i cili kishte ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një zbulim për të cilin vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë.
Gruaja nuk e ka ditur kurrë se i biri kishte ndërruar jetë edhe pse eshtrat e tij ishin fshehur pas derës së asaj dhome. Rita është një grua e verbër.
Më 15 shtator, Josette Buchman, kunata e së moshuarës dhe vëllai Joseph shkuan të vizitonin Ritën pas disa vitesh. Raportet mes familjeve të tyre ishin ndërprerë prej kohësh por tani Rita kishte shfaqur nevojën që dikush të kujdesej për të dhe pse jo, ta çonin në një azil apo vend të posaçëm për njerëzit si ajo.
Kur çifti hyri në shtëpinë e të moshuarës vuri re se kishte diçka që nuk shkonte. Dhomat ishin të mbushura me mbeturina dje gruaja jetonte në një gjendje shumë të keqe. Josette u ngjit në katin e sipërm për të parë gjendjen e gjithë banesës dhe pas derës së një dhome, mes mbeturinave dhe mbi një dyshek pa një skelet të veshur me xhinse, këmishë dhe shapka.
“Dukej si një skenë filmi horror. Shtëpia ishte e mbushur me mbeturina, si të ishte shkarkuar një kamion në të”, tha Josette. Sipas të dhënave të para, gruaja kishte pasur dy fëmijë, Michael dhe Louis me bashkëshortin e saj, Jesse, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1987.
Michael ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 38-vjeçare, ndërsa Louis, i cili tani do të ishte 49-vjeç, ishte parë për herë të fundit rreth 20 vite më parë. Kur hetuesit folën me gruan e moshuar, Rita tha se nuk kishte asnjë ide që kufoma e të birit ndodhej brenda shtëpisë, pasi ajo ishte e verbër