Gruaja ia shkul burrit testikujt pasi nuk i solli lule më 8 Mars

loading...


Një grua e zemëruar ia shkuli testikujt burrit të saj pasi ai kishte harruar t’i sillte lule për ditën e 8 Marsit.

Ionel Popa, 39 vjeç, u dërgua në spital me testikujt e çarë.

Gruaja e tij, nga një fshat i Rumanisë, vazhdon të jetë e bindur se ia ka bërë mirë.

Ajo u tha mediave se nuk e dinte se sa e fuqishme ishte.

“Ai kishte marrë një shishe vere si pagesë në punë dhe ishte dehur. I thashë që të paktën të më ndihmonte me punët e shtëpisë dhe ia kapa topet. Nuk ishte faji im që ai u tërhoq”.

Çifti ka 15 vjet i martuar dhe kanë një djalë 15-vjeçar.

Mjekët e kanë kuruar me sukses viktimën e sulmit.
8m

loading...

loading...