Gruaja i lë policët me gojë hapur në aeroport…

loading...

loading...

Një grua u arrestua në aeroport, pasi akuzohet se kishte fshehur kokainë në takat e këpucëve të saj dhe pritet që të përballet me akuzën e trafikut të drogës në Australi.

Sipas CNN, 49 – vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur u arrestua të premten. Ajo ishte nisur nga Los Angeles për në Sidney, kur u përzgjodh për ekzaminim të bagazheve në Aeroportin Ndërkombëtar të Sydney -t.

Çantat e saj u kontrolluan nga Forca Kufitare Australiane, e cila gjeti rreth 2 kilogramë kokainë të fshehur në rroba, këpucë, produkte të makeup -it dhe sende të tjera që ndodheshin në valixhen e saj.

Autorietet thonë se po e testojnë kokainë për të përcaktuar sasinë e saktë dhe pastërtinë. Gruaja 49 – vjeçare pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë

loading...