Gruaja gjen macen e saj në stomakun e një pitoni gjigant (VIDEO)

Një piton prej pak më shumë se 5 metra, ka gëlltitur një mace të përkëdhelur që quhej Bobo. Gjarpri i madh gëlltiti macen pasi ka rrëshqitur pranë një shtëpie në Pathum Thani, Tajlandë. Më pas, u ngjit në një vend të përshtatshëm për të tretur macen trevjeçare, e cila peshonte rreth 3 kg. Por banorja e tmerruar Saowarak Charoen, 59-vjeçe, vuri re gjarprin e fryrë thirri menjëherë policinë. Dy policë, tre shpëtimtarë të kafshëve dhe një gazetar arriti në një kohë të shkurtër më vonë dhe tërhoqën gjarprin, duke e detyruar atë të nxirrte macen prej stomakut, por për fat të keq, pa jetë.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link