Gruaja e tij humbi kujtesën, ja çfarë bëri ai për të (VIDEO)

318755-650-1451755501-2_1463239983-4043568

Jeremy dhe Justice Stamper filluan të dilnin së bashku qysh në shkollë të mesme, dhe që nga atëherë ata kanë qenë bashkë.
Gushtin e kaluar, çifti u martuan. Por, vetëm 19 ditë pas martesës, Justice pësoi një aksident rrugës për tek Jeremy.
Pas shumë orësh terapi fizike, ajo tani është më mirë. Por një muaj pas aksidentit, ajo i tha diçka pikëlluese burrit të saj
“Nuk dua të zemërohesh… por nuk më kujtohet se jam martuar me ty”, tha ajo. Justice nuk i mbante në mend javët e fundit para aksidentit, duke përfshirë edhe martesën e saj të bukur.
Që ta ndihmonte atë për t’iu kthyer kujtesa, Jeremy ia tregonte asaj çdo ditë fotografitë e dasmës, por përsëri asaj nuk i kujtohej. “E shoh se si më shikonte ai mua në dasmë dhe dua të bëj gjithçka për ta kujtuar këtë ndjenjë”, tha ajo.
Jeremy vendosi të bënte diçka për këtë. “Ishte pikëlluese, dhe unë thash se do ta bëj përsëri dasmën për të”, tha ai.
Çifti bënë ceremoninë e dasmës përsëri, sikur të ishte hera e parë – me mysafirë të ftuar, fotograf, tortë e më shumë. Tani Justice është e lumtur që ka realizuar dasmën e saj – edhe pse për Jeremy-n është hera e dytë.