Gruaja e Klose-s nuk është shqiptare

Miroslav Klose ka hyre në histori të futbollit botëror, pasi me dy golat e shënuar në Kupën e Botës që u mbajt në Brazil, u bë golashënuesi më i mirë i kësaj gare me 16 gola, një më shumë se sa legjenda braziliane Ronaldo.
Pas përfundimit të Kupës së Botës, disa fotografi të Klose-s me gruan dhe djemtë e tij, ka bërë bujë të madhe në Kosovë.

Njëri nga dy djemtë e tij e ka emrin Luan dhe kjo ka ngjallur shumë dyshime nëse gruaja e tij është shqiptare dhe djemtë e tij janë nipa të Kosovës.

Megjithatë, sipas disa shkrimeve del që gruaja e Klose-s, Sylwia është polake dhe se djemtë e tij janë nipa të Polonisë dhe jo të Kosovës qysh dyshohej më parë,transmeton express.

Për më shumë mund të lexoni këtu për Sylwia Klos.